Rregullorja e Brendshme — Gjimnazi "Petro Nini Luarasi"
Dokument Zyrtar · Viti Shkollor 2024–2025
Rregullorja e Brendshme
Gjimnazi "Petro Nini Luarasi" · Tiranë
Pasqyrë e Rregullores
Bazuar në Urdhrin Nr. 31, datë 28.01.2020, MAS

Themelimi

Veprimtaria bazohet në Kushtetutën e RSH dhe Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar.

Kurrikula

Bërthamë, me zgjedhje dhe me bazë shkolle — deri në 32 orë mësimore në javë.

Regjistrim

Klasa e 10-të regjistrohet vetëm nëpërmjet platformës E-ALBANIA, nga prindi ose kujdestari.

Nxënësi, si faktori më i rëndësishëm, duhet t'i ofrohet një kurrikulë që e përgatit atë për qytetarin e së nesërmes.

Himni & Flamuri
  • 1
    Himni kombëtar këndohet çdo të hënë, para fillimit të mësimit.
  • 2
    Flamuri Kombëtar vendoset në mjedise të dukshme të shkollës.
Orari i Shkollës
Organizimi i procesit mësimor ditor
07:40
Rreshtimi i nxënësve në oborr (vetëm të hënën)
07:45
Paraqitja e nxënësve dhe mësuesve në shkollë
07:55
Mbyllja e derës — vonesa ndëshkohet me mungesë
10:25 – 10:45
Pushimi i madh (20 minuta)
14:00
Mbarimi i procesit mësimor

Ora e mësimit

45 minuta ose 2 × 45 min. Pushim 5 minuta pas çdo ore.

Mësuesi dezhurn

Merr detyrën të hënën dhe e dorëzon të premten. Paraqitet në orën 07:40.

Të Drejtat & Detyrimet e Nxënësit
Kodi i etikës dhe rregullat e sjelljes
Uniforma shkollore
  • Këpucë të sheshta ose atlete, pantallona xhins të thjeshta (blu/të zeza), bluza me logon e shkollës.
  • Djemtë: nuk lejohen tuta, pantallona treçerekshe, kapele, tatuazhe të ekspozuara.
  • Vajzat: nuk lejohen dekolte, minifunde, taka të larta, make-up (përveç aktiviteteve).
Telefoni celular

Ndalohet rreptësisht mbajtja e celularit — lejohet vetëm në raste emergjence me leje të mësueses kujdestare ose nëndrejtorit.

Rregullat kryesore të sjelljes
  • Ndalohet çdo formë dhune verbale, psikologjike ose fizike.
  • Ndalohet fotografimi/filmimi i mësuesve apo shokëve pa leje.
  • Ndalohet konsumimi i ushqimit, duhanit ose vape-s në ambientet e shkollës.
  • Nxënësi raporton çdo konflikt te mësuesi dezhurn ose stafi drejtues.
Mësuesi
Të drejtat, detyrat dhe kodi i etikës
Orari i prezencës

Paraqitja

07:45 – 13:45. Duhet të jetë para klasës para ziles.

Mungesa

Njofton drejtorinë të paktën 1 ditë para mungesës.

Kodi i etikës
  • Nuk lejohet nxjerrja e nxënësit jashtë klasës gjatë orës.
  • Ndalohet rreptësisht celulari gjatë procesit mësimor.
  • Ndalohet duhani, alkooli ose droga gjatë orarit të punës.
  • Mësuesi duhet të korrigjojë punët me shkrim brenda 10 ditëve.
  • Veshja dinjitoze dhe përparësja e bardhë janë të detyrueshme.
Të drejtat e mësuesit
Kushte të sigurta pune Respekt & dinjitet Zhvillim profesional Informim në kohë Pjesëmarrje shkencore
Vlerësimi i Nxënësit
Tre llojet kryesore të vlerësimit

Vlerësimi i vazhduar

2 nota/periudhë për lëndët 1–2 orë; 3 nota për lëndët 3–4 orë/javë.

Test/Detyrë përmbledhëse

Jo më shumë se 2 teste në ditë gjatë përfundimit të tremujorit.

Projekt kurrikular

Vetëm 1 projekt/vit (lëndor ose ndërlëndor). Nota hidhet vetëm në fund të vitit.

Rregulla të rëndësishme
  • 1
    Vlerësimi duhet argumentuar me gojë si ndaj nxënësit ashtu edhe ndaj prindit.
  • 2
    EF, TIK dhe Teknologjia vlerësohen vetëm me detyrë përmbledhëse.
  • 3
    Drejtoria harton grafik testesh dhe projektesh për çdo tremujor.
  • 4
    Testi me short nga drejtoria konsiderohet si notë testi përfundimtar.
Masat Disiplinore
Të lehta dhe të rënda — të drejtat e nxënësit

Nxënësit nuk mund t'i ushtrohet dhunë, nuk mund të marrë dënime kolektive, nuk mund të nxirret jashtë mësimit dhe nuk mund të gjobitet monetarisht.

Masa të lehta
  • L
    Këshillim / qortim
  • L
    Punë në shërbim të mjediseve
  • L
    Detyra shtesë në shtëpi
  • L
    Qëndrim i detyruar në bibliotekë
Masa të rënda
  • R
    Ndalim aktivitetesh shkollore
  • R
    Ulje e notës në sjellje
  • R
    Kontribut komunitar i detyruar
  • R
    Përjashtim i përkohshëm ose i përhershëm
Mungesat e Nxënësit
Kufijtë dhe pasojat

30% mungesë lëndore

Nxënësi vlerësohet me shkrim për njohuritë e humbura.

>30% mungesë lëndore

Nxënësi nuk klasifikohet në atë lëndë.

>30% mungesë totale

Nxënësi mbetet në klasë. Përjashtim: nxënësit me aftësi të kufizuara.

Kufijtë kritikë
  • 30
    30 orë mungesë pa arsye — paralajmërim me shkrim nga drejtori.
  • 45
    45 orë mungesë pa arsye — përjashtim nga shkolla për atë vit.
Mungesa të arsyeshme
Raport mjekësor Arsye familjare të jashtëzakonshme Leje paraprake e miratuar

Mësuesi kujdestar mund të arsyetojë vetë deri në 3 ditë/muaj. Mungesa më të gjata miratohen nga drejtori/nëndrejtori.

Prindërit
Të drejtat dhe detyrimet sipas Urdhrit Nr. 31 (Neni 88–93)
Takimet prind–mësues

Pritja javore

Çdo të mërkurë, ora 13:15 – 13:45. Nuk lejohet gjatë orës mësimore.

Takimi mujor

Të enjten e parë të muajit — ora 16:30 ose 17:30, sipas stinës.

Detyrimet kryesore
  • 1
    Të blejë uniformën e percaktuar nga shkolla.
  • 2
    Të lërë numër kontakti të saktë dhe të disponueshëm gjatë orarit.
  • 3
    Të njoftojë drejtorinë për çdo problem shëndetësor kronik të fëmijës.
  • Nuk lejohet ta presë fëmijën në ambientet e brendshme të shkollës.
  • Nuk lejohet ta ngarkojë fëmijën me detyrime që e detyrojnë të lërë mësimin.
Komisionet & Qeveria e Nxënësve
Organet kolegjiale të shkollës

Komisioni i Etikës

3 mësues + 2 prindër + 2 nxënës. Zgjidhet me votim të fshehtë çdo fillimviti. Mblidhet të paktën 1 herë/muaj.

Komisioni i Disiplinës

Stafi drejtues + 3 mësues. Drejtohet nga Drejtori. Mblidhet të paktën 1 herë/javë.

Qeveria e Nxënësve
Mbron të drejtat e nxënësve Zhvillon interesat e nxënësve Ndihmon mbarëvajtjen e shkollës Përfaqëson nxënësit te drejtoria
Scroll to Top