Rreth Nesh — Gjimnazi "Petro Nini Luarasi"
Që nga viti 1959
Rreth Nesh

Gjimnazi "Petro Nini Luarasi" — një institucion me traditë, me vlera dhe me vizion. Mësojmë, rritemi dhe ndërtojmë të ardhmen së bashku.

Historia e Shkollës

Gjimnazi "Petro Nini Luarasi" është një nga institucionet arsimore më me traditë në Tiranë. I themeluar në vitin 1959, shkolla mban emrin e një figure të shquar të Rilindjes Kombëtare shqiptare — patriotit dhe publicistit Petro Nini Luarasi.

Që në fillimet e saj, shkolla u ndërtua mbi parimet e dijes, disiplinës dhe dashurisë për atdheun. Me kalimin e dekadave, ajo u bë jo vetëm një vend mësimi, por edhe një komunitet vlerash.

Sot, pas mbi 65 vitesh histori, Gjimnazi "Petro Nini Luarasi" vazhdon të jetë një nga shkollat më të njohura dhe të respektuara të kryeqytetit.

Momentet kryesore
1959
Themelimi i shkollës. Filloi si shkollë e mesme 11-vjeçare me rreth 1000 nxënës dhe 30 paralele.
1968
Laboratorët e parë mësimorë dhe ambientet sportive u ndërtuan, duke modernizuar procesin mësimor.
1990
Reforma arsimore. Shkolla u përshtatin me ndryshimet e reja të sistemit arsimor shqiptar.
2019
Rinovimi i plotë i infrastrukturës. Shkolla mori pamjen e saj moderne me fasadën me ngjyra.
Sot
1200+ nxënës, 80+ mësues dhe 40+ paralele — e fortë, aktive dhe me vizion për të ardhmen.
Vlerat tona
Dija & Kreativiteti
Besojmë se çdo nxënës ka potencialin të bëjë diçka të jashtëzakonshme. Inkurajojmë mendimin kritik, kuriozitetin dhe zgjidhjen krijuese të problemeve.
Respekti & Dinjiteti
Çdo anëtar i komunitetit tonë — nxënës, mësues, prind — meriton respekt dhe trajtim dinjitoz. Kultura e mirësjelljes është themeli i çdo bashkëveprimi.
Ekselenca & Përpjekja
Nxisim nxënësit të synojnë më të mirën — jo vetëm në mësime, por edhe në sport, art dhe angazhim qytetar. Suksesi vjen nga përpjekja e vazhdueshme.
Bashkëpunimi
Shkolla funksionon si komunitet. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit punojnë së bashku për të arritur objektivat e përbashkëta arsimore dhe sociale.
Atdhedashuria
Frymëzuar nga figura e Petro Nini Luarasit, kultivojmë dashurinë për gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare si bazë të identitetit kombëtar.
Integriteti
Ndershmëria dhe transparenca janë vlera themelore. Çdo vendim merret me drejtësi dhe çdo veprim pasqyron standardet etike të institucionit tonë.
Arritjet & Çmimet
2025
Çmim i parë — Konkursi Kombëtar i Matematikës
Nxënësi ynë fitoi vendin e parë në konkursin kombëtar të matematikës, duke përfaqësuar Tiranën me sukses.
Matematikë
2024
Rezultate të shkëlqyera në Maturën Shtetërore
Mbi 95% e nxënësve tanë kaluan me sukses provimet e maturës, me mesatare mbi standardin kombëtar.
Akademike
2024
Çmim për Aktivitetin më të Mirë Shkollor
Festivali vjetor i shkollës u vlerësua nga ZVA Tiranë si aktiviteti më i organizuar dhe kreativ i vitit.
Kulturë
2023
Kampionë rajonal në Basketboll
Ekipi i basketbollit të gjimnazit fitoi kampionatin rajonal të Tiranës, duke avancuar në fazën kombëtare.
Sport
2023
Vendi i dytë — Olimpiada e Fizikës
Nxënësja jonë mori vendin e dytë në olimpiadën kombëtare të fizikës dhe u kualifikua për fazën ndërkombëtare.
Shkencë
2022
Çmim për Projektin më të Mirë Mjedisor
Projekti i nxënësve tanë "Shkolla e Gjelbër" fitoi çmimin e parë në konkursin kombëtar për mjedisin.
Mjedis
Drejtues Ndër Vite

Kjo nënfaqe i dedikohet drejtuesve të gjimnazit "Petro Nini Luarasi", ata që kanë udhëhequr me vizion dhe përkushtim, duke ndikuar në rrugëtimin e suksesshëm të shkollës. Kontributi i tyre mbetet i paharruar në historinë e këtij institucioni.

RH
Riza Hajro
Drejtor
1959 – 1966
YB
Ylvi Basha
Drejtor/e
1967 – 1968
MM
Manol Muçko
Drejtor
1967 – 1969
RP
Rudolf Paparisto
Drejtor
1970 – 1986
JA
Jetmir Aliçka
Drejtor
1986 – 1989
VQ
Violeta Qiriazi
Drejtore
1989 – 1992
GK
Gjergj Konomi
Drejtor
1992 – 2002
Kostandina Çollaku
Drejtore
2002 – 2006
DK
Diana Kalemi
Drejtore
2006 – 2013
TB
Teuta Braçaj
Drejtore
2014 – 2024
OO
Orjana Osmani
Drejtore
2024 – 2025
ES
Elsa Sheqi
Drejtore aktuale
2025 – VAZHDON
Partneritetet
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Institucionale
ZVA Tiranë
Rajonale
Partneri 3
Arsimore
Partneri 4
Ndërkombëtare
Scroll to Top